Në zanafillë të pretendimit të krishterë

Luigi GiussaniGjergj Fishta - Tirana 2008
Bladzijden: 142


Në këtë vëllim të dytë veprës së vet Per Corso (Udha e përshkuar), don Giussani tregon kalimin nga ndjenja fetare në përgjithësi te përvoja fetare e krishterë. Pas një hyrjeje në të cilën përmblidhen aspektet më spikatëse të meditimit mbi ndjenjën fetare. Autori ndihmon për të kuptuar sesi njeriu në të gjitha kohët, që nga zanafillat e tij më të hershme e ka ndier nevojën të hyjë në marrëdhënie me misterin e fundit, me anë të përpjekjeve që kanë bërë të lindin fetë e ndryshme.
Pamundësia për të arritur qartësi dhe siguri e kanë bërë njeriun që ta ndjejë nevojën për një ndihmë të ofruar nga vetë misteri, domethënë të një zbulese. Porse, të gjitha pohimet në këtë drejtim në historitë e ndryshme shpirtërore të popujve kanë qenë si të “kapërcyera” nga një fakt i jashtëzakonshëm: në një çast të caktuar historik një njeri, Jezusi i Nazaretit, jo vetëm ka zbuluar misterin e zotit, por e ka njëjtësuar veten me hyjnoren.
Sesi kjo ngjarje filloi t’i imponohet vëmendjes së njerëzve: në ç’mënyrë ka krijuar një bindje të qartë: në ç’mënyrë e ka komunikuar misterin e personit të vet; sesi e ka përfrocuar zbulimin e vet me anë të një konceptimi të ri dhe të përsosur të jetës njerëzore; të gjitha këto janë përmbajtja këtij vëllimi.
“Në të”, pohon Autori, “kam dashur të shpreh arsyen për të cilën një njeri mund t’i besojë Jezusit: është përputhja e thellë njerëzore dhe e arsyeshme e kërkesave të tij me ngjarjen e njeriut Jezus të Nazaretit.

[Original title: All'origine della pretesa cristiana]